Nga raportimi ditor i Ministrisë së Shëndetësisë u njoftua se zona e Mirditës ka shënuar 9 raste me Covid-19. Të paktën në ditët e fundit Mirdita nuk ka qenë në listën e qyteteve të prekura nga koronavirusi. Shpërthimi i vatrës së infeksionit në këtë zonë dyshohet të jetë infektimi i personelit shëndetësor.
Mësohet se një kryeinfermier dhe një infermiere janë infektuar me Covid-19, po ashtu dhe familjarët e tyre. Të njejtat burime dyshojnë se nga infektimi i menjëhershëm mund të ketë edhe vatra të reja. Kjo për faktin se në Mirditë është vonuar dërgesa e tamponëve nga ISHP.