Veliaj nuk ndalet! Vijon me shtesën mbi pallatin e dëmtuar prej tërmetit/ Banorët: I ngelshin në fyt lekët

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.08.2020, 14:06

Në Shqipëri nuk mbarojnë absurditetet. Shembet një pallat i padëmtuar prej tërmetit ndë Durrës ndërsa mbi një pallat të dëmtuar në Tiranë po ngrihet shtesë. Vendim i aprovuar nga bashkia e Tiranës me urdhër të Erion Veliajt.

Denoncimi bëhet në redaksinë e JOQ Albania nga banorët e pallatit që ndodhet te Komuna e Parisit, rr. Haxhi Kika, pallati. 140.

Rasti u denoncua edhe më herët në redaksinë tonë ndërsa qytetarët tregojnë se ankimimin e paraqitën edhe në polici por punimet u pezulluan vetëm përkohësisht dhe rifilluan.

Kjo ka bërë që ata të ngrejnë sërish shqetësimin.

Të shqetësuar ata tregojnë se u zgjuan herët mëngjesin e sotëm nga zhurmat e dhe ishin aq të forta sa menduan se sërish ra tërmet.

Mesazhi për JOQ Albania:

Joq pershendetje perseri, jemi ai pallati te Komuna parisit, rr. Haxhi kika , pall 140, qe denoncuam shtese lart, mgjth pallati esht i goditur nga termeti I 26 nentorit. mbas ankeses te ju erdhi policia dhe I bllokoi per disa dite punimet. Sot filluan perseri qe ne 6 te punojne dhe ne si banore biles dolem nga pallati se kujtuam se ra termet , aq lekundje ndjeme. I themi lali lekut qe I ngelshin ne gryke ato leke qe ka mare ai, bashke me sorollop. Ngjit me piceri fluturen ndodhet pallati.

View this post on Instagram

🤔

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit