Orët e para të mëngjesit të sotëm mbi 100 plumba kallashnikovi janë zbrazur në drejtim të hotel Voloreka në Drilon.
Të shtënat u drejtuan ndaj dhomës ku flinte djali i pronarit të hotelit në fjalë ndërsa nga atentati janë dëmtuar disa makina luksoze dhe po ashtu turistët e tmerruar kanë lënë hoetlin dhe janë larguar.
BË ka siguruar pamje nga sulmi ku duket se atenati është bërë nga dy persona me motor të cilët kishin maska.
Pasi kryejnë atentatin personat me maska largohen me motor.
Po ashtu bëhet me dije se pas ngjarjes së ndodhur në Pogradec në orët e para të mëngjesit pushuesit kanë braktisur hotelin duke qënë se janë frikësuar.
Kështu kanë deklaruar ata jashtë kamerave.