Marrëdhëniet e Gareth Bale me Realin e Madridit janë të tensionuara. Lojtari u la jashtë nga Zidanë për ndeshjen e sotme ndaj Manchester Cityt në Champions League, për shkak të mosobligimit në stërvitjet e ekipit.
Pavarësisht se madrilenët janë duke paguar shuma marramëndëse për rrogën e uellsianit, ai nuk pranon të impenjohet me ekipin, vetëm për arsye të dëshirës së tij dhe krejtësisht papritur zbulohet nga mediat spanjolle duke luajtur golf.
Kjo është më tepër sesa një lojë nervash dhe Bale nuk bën mbrapa. Të shohim a do marrë masa kësaj here Real Madridi...