Ish-mesfushori i Barcelonës Xavi Hernandez kaloi me sukses koronavirusin, por sjellja e tij është bërë problem në Katar.
Legjenda katalanase është gjobitur me 2300 euro nga Federata e Futbollit të Katarit për mosrespektim të protokollit shëndetësor për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Në fund të kortikut, Xavi bëri të ditur se ishte infektuar me koronavirus, por ishte kthyer menjeherë në stërvitje pasi ishte asimptomatik.
Zgjedhje e cila ishte kthyer menjëherë në objekt polemikash, duke argumentuar se spanjolli kishte rrezikuar shëndetin e personave që punonin me të.
Federata e Futbollit e Katarit bëri të ditur se Xavi dhe persona të tjerë që ishin pjesë e skuadrave të futbollit në vend, ishin ndëshkuar se nuk kishin zbatuar rregullat e vendosura.