Pas Ilir Metës, edhe Arben Ahmetaj dërgon paratë në Angli, zbulohen transfertat e parave

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.08.2020, 15:30

Që kur SHBA-BE detyruan Parlamentin Shqiptar të miratonte reformën në drejtësi dhe nisën lëvizjet për ngritjen e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, dërguan në Angli fëmijët dhe një pjesë të parave të korrupsionit dhe krimit. Në të njëjtën kohë, Ilir Meta nisi të kalonte të gjithë pasurinë në emrin e Monikës, me qëllim që kur të vijë ora e dretësisë të shpëtojë njëri. Nga ana e saj, Monika Kryemadhi ka nisur të shesë pasuritë e palujtshme, duke i kthyer në para, për t’i shpëtuar nga sekuestrimi. Paratë janë më të vështira për t’u sekuestruar, pasi po i dërgon me çanta jashtë vendit, përmes ushtarëve të tyre. Kohë më parë, partnerët ndërkombëtar zbuluan se Adriatik Llalla, ushtari i Metës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, largonte para të pista jashtë vendit.

Të njëjtën strategji po ndjek edhe Arben Ahmetaj, aleati dhe miku i besuar i Ilir Metës, të cilët që të dy sëbashku inaguruan hotelin e Eskobarit të Ballkanit, Klement Balilit, në Sarandë. (Kush ka dyshime të hapë videot publike, ku Meta mban fjalim dhe Ahmetaj i qëndron pranë). Ministri i caktuar nga Edi Rama për të ‘menaxhuar’ paratë e ‘Tërmetit’ dhe ‘Koronavirusit’, Arben Ahmetaj, i njohur edhe si ‘Tigri’ i qeverisë, ashtu si Meta, ka dërguar vajzën në Angli, dhe nën kamuflimin e saj po dërgon një pjesë të parave jashtë vendit. Gjatë vitit 2019, Ahmetaj ka dërguar në Angli shumat 51 mijë pound dhe 36 mijë paund. Nga një llogari e Arben Ahmetajt, gjithashtu janë dërguar 40 mijë euro në një bankë në Angli, gjatë vitit 2019.

Përveç pallatit në Selitë, vilave, apartamenteve dhe makinave, Ahmetaj dhe bashkëshortja e tij kanë miliona euro në bankat e nivelit të dytë në Tiranë. Nga verifikimet Ahmetaj dhe bashkëshorta e tij kanë këto depozita, gjendje në llogaritë bankare dhe plane kursimi: 270 mijë euro, 135 mijë euro, depozitë 300 mijë euro, 114 mijë euro, 214 mijë euro, 10 milionë lekë, bashkëshortja 34 milionë lekë bono thesari, 3 772 euro; vajza llogari me gjendje 13 872 dollarë, 30 mijë euro, 3 259 pound, 36 723 pound dhe 51 571 pound. Ahmetaj gjithashtu deklaron një plan kursimi për pension me vlerë rreth 60 milionë lekë, depozitë për vajzën mbi 40 mijë euro. Gjithashtu, bashkëshortja Albina Mancka ka një llogari rrjedhëse, plan kursimi për pension, me vlerë mbi 120 milionë lekë. Këto të dhëna janë një pjesë e pasurisë së deklaruar nga ‘Tigri’ i qeverisë. Ka dyshime se pasuria e tij dhe e Ilir Metës, të cilën e kanë fshehur në parajsa fiskale dhe kaluar në emër të personave të tjerë, të ketë një vlerë marramendëse. Marrë nga Pamfleti

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit