Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në zonën e 21 dhjetorit rreth orës 22:00. Mësohet se një person me motor ka përplasur një fëmijë vetëm 8 vjeç.
Drejtuesi i motorit është identifikuar si shtetasi me inicialet Sh.K. dhe ka aksidentuar të miturin e identifikuar si A.H.
Mësohet se fëmija është dërguar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Informacion paraprak: