Banorët e fshatit Buçimas ishin dëshmitarët e një ngjarje horror pasditen e kësaj të enjte. Të shokuar e të tronditur nga ngjarja e ndodhur, ata janë fjalëpakë përpara kamerave.
Banorët rrëfejnë se Olsi Çekiçi njihej për tipin e tij prej të sëmuri mendor dhe përdorues të lëndëve narkotike. Të keqardhur banorët shprehen për 70-vjeçaren, Feride Çekiçi. Në fshat ajo njohej si grua e vuajtur por me shpirt të mirë dhe e dashur me të gjithë.
Dëshmitë e banorëve:
Është marrë nga Policia. Nga doktorët. Pse e kanë lëshuar? Nuk është se e kanë marrë njëherë. Kjo ngjarje na ka tronditur shumë herë. Sepse kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë që biri të qëllojë nënën. Unë e njoh si njeri, sepse nëna ime e kishte të vetën nënën e tij. Po ta shikoje me veten fliste.
Dëgjova vetëm të bërtitura. Ishim larg. Grua më të mirë nuk kishte. Ai ishte me penallti. Ishte problematik për familjen e tij. Në lagje nuk ngacmonte.
Ishte tip që policia e ka marrë disa herë për ta çuar në spitalin psikiatrik në Elbasan, e kanë liruar. Ishte i dhunshëm. Grindej në familje. Thonë që përdorte lëndë narkotike. I kishte prerë kokën ia kishte varur në derë. Jemi shumë të tronditur. Këtu fajin e ka shteti. Çfarë doktori është ai i Elbasanit që hodhi firmën dhe nuk e mbajti në spital.
Kujtojmë se Policia ka qenë në djeni të dhunës dhe problemeve që shkaktonte 44-vjeçari në familje por askush nuk u kujdes që të mbronte të moshuarën.