Pas përfundimit të sezonit në Serinë A, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, kanë përfituar për disa ditë pushimi.
Ata kanë zgjedhur Italinë për të kaluar ditët e relaksit, madje janë fotografuar në jahtin super luksoz të futbollist në plazhet e Portofinos.
Së fundmi ata janë parë duke shijuar një darkë nën shoqërinë e disa miqve.
Çifti duket se e ka lënë veten të lirë gjatë pushimeve, duke i lejuar ta teprojnë pak dhe me alkoolin.
Adrenalina duket në maksimum dhe Ronaldo duket në formë para ndeshjes me Lyonin në Champions League, ku bardhezinjtë do tentojnë përmbysjen e rezultatit.