Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur pak minuta më parë për situatën e koronavirusit në vend. Ajo ishte për inspektim në Qendrën Shëndetësore nr.10 në Tiranë. Ministrja u shpreh se mjekët e familjes po ndjekin nga afër gjendjen e pacientëve me koronavirus të shtruar në shtëpi.
Ajo tha:
Ajo vuri theksin te komunikimi me qytetarët për raportimin e çdo rasti të mundshëm, që mund të përbëjë një rrezik potencial për përhapjen e virusit.
Numri 0800 400 400 është një linjë e gjelbër, e dedikuar për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për informacion, që kanë nevojë të dinë kush është mjeku i familjes, që kanë nevojë të kontaktojnë direkt me mjekun e familjes për t’i për të bërë të mundur më pas ndjekjen e tyre kur janë të prekur nga COVID19, shtoi ajo.