Disa foto nga ajëri kanë zbuluar shkallën shkatërruese të shpërthimit të Bejrutit që la mijëra të plagosur dhe mbi 100 njerëz të vdekur.
Shpërthimi, i cili ndodhi në portin e Beirutit, besohet të jetë shkaktuar kur më shumë se 2,750 ton nitrat amoniumi – përbërësi i përdorur në bomba- shpërtheu pasi një zjarr u ndez nga një saldator.
Nitrati i amonit ishte ruajtur në një depo pa masat e nevojshme të sigurisë për gjashtë vjet, sipas zyrtarëve, dhe kryeministri libanez Hassan Diab ka thënë se përgjegjësit do të 'paguajnë çmimin'.
Ndërsa ekipet e shpëtimit kontrollonin nëpër rrënoja, fotot e marra nga lart treguan shkatërrimin e vërtetë në të lëndës që krijoi një krater masiv të rrethuar nga një zbrazëti ku dikur qëndronin ndërtesat.
Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës deri të Mërkurën në mëngjes duke nxjerrë të mbijetuarit dhe trupat e pajetë nga rrënojat.
Shpërthimi shkatërroi lagje të tëra dhe la rreth 300,000 njerëz të pastrehë.
Burimi: unilad Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania