Pas një vape përvëluese ditën e sotme disa vende përfshirë edhe vendin tonë u përfshinë nga reshje të dendura shiu dhe nga stuhi ere.
Po ashtu moti i keq ka përfshirë edhe vendin fqinj, Malin e Zi.
Në Podgoricë janë filmuar një numër i madh harabelash të ngordhur si pasojë e stuhisë.
Ata janë filmuar ngado në trotuare, parqe, në zonën e Pazarit etj.
Ornitologu i Qendrës për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve, Bojan Zekoviç, rrëfen se shkak është bërë stuhia e cila i kapi shpendët në befasi.