Ishte shkruar që ata të preheshin bashkë në Parajsë. Bëhet fjalë për dy vëllezërit nga Peja të cilët kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë, pas infektimit me koronavirus.
Vëllezërit Mustafë Zekaj, 85 vjeç dhe Zekë Zekaj 78 vjeç, humbën jetën gjatë natës në Radavce të Pejës.
Ngjarja ka pikëlluar familjarët e tyre të cilët kanë hapur dyert e mortit për të dy vëllezërit.
Kujtojmë se Kosova është duke shënuar shifra të frikshme përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Numri i rasteve është i lartë dhe shifrat e të shtruarve në spitale janë shqetësuese.