Në burgun 313 ka ndodhur një incident. Një anëtar i grupit Avdylaj ka nxjerrë krahun teksa stërvitej.
Burimet për “Panorama”, bëjnë me dije se i dëmtuar ka mbetur shtetasi Jasin Avdylaj.
Ai ka qënë duke bërë ushtrime fizike teksa është rrëzuar dhe ka dëmtuar krahun.
Forcat Operacionale të burgjeve kanë bërë shoqërimin e tij për në Spitalin e Traumës ku edhe ka marë kujdesin e nevojshëm.