Robert Levandovski do ishte sot një futbollist i Real Madridit. Në Spanjë kanë publikuar detaje nga kontrata që Real Madridi kishte gati t’i ofronte polakut kohë më përpara.
Kontrata daton në dhjetor të vitit 2013 dhe përfshin informacione si rroga e lojtarit, bonuset dhe kohëzgjatja e saj.
Kur kontrata po përgatitej nga drejtuesit e Real Madridit, Levandovski kishte arritur marrëveshje personale me Bayern Munich.
Kontrata tregon se Lewandowski do përfitonte një rrogë prej 9.6 milionë euro në sezon deri në vitin 2020.
Marrëveshja që ishte gati për sulmuesin polak përfshinte edhe bonuse që arrinin deri në 10 milionë euro.
Në kontratë kishte edhe disa gjëra të ndaluara për Lewandowskin siç ishte drejtimi i motorrit, skitë, drejtimi i motorrit të ujit apo edhe ngjitja nëpër male.
Gjithsesi polaku nuk e nënshkroi kurrë këtë kontratë pasi preferoi një kalim tek Bavarezët...