Një tjetër vatër zjarri është shënuar së fundmi në Gjirokastër. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi në zonën malore të fshatit Zhulat.
Teerreni është i vështirë dhe shuarja e flakëve nga zjarrfikësja është bërë pothuajse e pamundur.
Me dhjetëra hektarë janë shkrumbuar, ndërsa mësohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Lidhur me zjarrin, policia ka shoqëruar në komisariat katër persona.