Një djalë shumë i varfër nga Liverpuli, është shndërruar papritur në një njeri shumë i pasur pasi fitoi 20 milion dollarë në lotari. Ai tha se kishte plane për të bërë shumë shpenzime por është zotuar të mos japë dorëheqjen në punë dhe të mos i prekë paratë që ka fituar në lotari. Fituesi me fat mori në shtëpi çmimin prej 20 milion dollarësh mbrëmjen e së enjtes në Powerball. Ai po bëhej gati për të fjetur gjumë kur vendosi të kontrollonte numrat e biletës së tij dhe zbuloi që e gjithë jeta do t’i ndryshonte.
“M’u desh të merrja mamin në telefon sepse isha i shokuar. Ajo kontrolloi për mua dhe aty fillova ta besoj atë që më kishte ndodhur”, tha ai.
“Nuk mund të flija atë natë. Vetëm mendoja për faktin që tashmë jam një multi-milioner. Kjo ndryshon gjithçka për mua dhe familjen time”. Pasi kaloi gjithë natën duke planifikuar si të shfrytëzonte pasurinë e tij, ai tha se mezi pret t’u blejë prindërve të tij një shtëpi dhe të ndihmojë familjen.
Burimi: Daily Mail Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA