Një sherr masiv mes disa pasagjerëve të një avioni ka ndodhur së fundmi pak kohë pasi ai ishte ngritur nga Amsterdami.
Dy pasagjerë nuk kanë pranuar të vendosnin maskë në fytyrë dhe kjo ka revoltuar pasagjerët e tjerë, të cilët kanë reaguar ashpër.
Nga pamjet e publikuara shihet sesi pasagjerët goditen me njëri tjetrin. Disa të tjerë ndërhyjnë duke thënë se ka dhe fëmijë, por është e vështirë që të ndalet.
Dyshohet se dy prej pasagjerëve ishin të dehur. Avioni po udhëtonte nga Amsterdami për në Ibiza.
Në fund të videos shihet pasagjeri problematik i shtrirë në tokë dhe i prangosur. Pasi mbërritën në Ibiza, të dy u arrestuan nga autoritetet spanjolle.
“Stoppen nu, er zijn kinderen hiero!”Knokpartij op @klm vlucht naar Ibiza. Dronken passagier weigert mondkapje te dragen ✈️
— The Mic High Club Luchtvaart Podcast (@MicHighClub) August 2, 2020
Panic and violent brawl! Unruly passenger on board KLM flight,he refused to wear face mask 😷#incident #klm #avgeek #aviation #planespotting @KLM_press pic.twitter.com/RPM0g1Kqh9