Eugert Lazaj, i (vetë)vrarë në Vilën nr. 90-Farkë, ishte me urdhër dëbimi nga Shqipëria, prej 15 muajsh pezull në gjykatë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.08.2020, 22:51

Më 30 korrik 2020, biznesmeni 37 vjeçar, Eugert Lazaj, është gjetur pa jetë në vilën e tij në private, brenda kompleksit rezidencial “Rolling Hills” në Farkë-Tiranë, me 1 armë pranë vehtes, që sipas të dhënave të para policore, dyshohet se është vetëvrarë.

Gjthësesi, për aq kohë, sa ende nuk ka gjurmë konkrete, për një nga dy versionet; nuk mund të thuhet, nëse është vrasje e sofistikuar nga rivalë hesapesh personale e konkurrentë biznesi, apo vetëvrasje për motive që i dinte vetëm ai.

Por një burim nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit-Tiranë, na ka dhënë info shkresore; sipas të cilës, pronari i resort “Adorions Palace” në Maminas, Eugert Lazaj, kishte “llogari” ligjore-administrative e gjyqësore me policinë shqiptare, raporton pamfleti.

Sipas informacionit zyrtar, biznesmeni jetonte në “Vila nr. 90”, me sipërfaqe 625,4 m2 e vlerë blerje 971 mijë e 97 Euro, që ndodhet në bllokun e tretë të kompleksit “Rolling Hills” në Farkë, ku u gjend pa jetë.

Ishte i lindur e rritur në Shqipëri, por Lazaj e ka lënë shtetësinë shqiptare qysh më 26.11.2004, në moshën 21-vjeçare; për të jetuar jashtë saj me shtetësi tjetër.

Sipas dosjes, pas shumë vitesh ai është rikthyer për të bërë biznes me resort turistik e për të jetuar përgjithnjë në Shqipëri; por Policia e Shtetit, nuk e ka pajisur me leje të përhershme, por vetëm më leje të përkohëshme “Tipi D/AE- Veprimtari ekonomike”.

Për motive që i dinë vetëm agjencitë e specializuara brenda e jashtë Shqipërisë; Policia e Shtetit, mbështetur në Nenin 35 të ligjit 108/2013, me Urdhër Nr.07/1, datë 17.01.2019, i ka kërkuar viktimës Eugert Lazaj, të largohej nga territori i Shqipërisë.

Në datën 01.04.209, Lazaj i është drejtuar Gjykatës Administrative, me padi dhe kërkesën për sigurim padie, me objekt, anullimin e urdhrit të dëbimit, vërtetuar me Nr. Regjistri Dosje: 31132-01228-86-2019.

Por qysh atëherë e deri ditën kur paditësi u gjet pa jetë, relatorja gjyqësore B.Hasa, nuk caktoi datë për fillimin e procesit të gjykimit.

Ende nuk ka një informacion të plotë, se përse policia i kishte bërë urdhër dëbimi; e përse viktima Eugert Lazaj, nuk e pranonte dëbimin nga Shqipëria, shtetësinë e të cilës e kishte lënë qysh para 16 vitesh.

Burimet thonë, se drejtësia ka nisur komunikimet, me homologët në shtetet ku ai ka jetuar; ndërsa paralelisht, po bën hetim për lidhjet dhe burimin e pasurisë së tij fillestare./Pamfleti

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit