Pak ditë më parë, fondi nga Arabia Saudite me në krye sheikun e famshëm, Mohammad Bin Salman, njoftoi se ishte larguar nga interesimi për të marrë në pronësinë e tyre ekipin anglez, Newcastle United.
Shkaku i prishjes se marrëveshjes mes dy palëve ishin të drejtat televizive, kështu që grupi i multi-miliarderëve arabë goqën dorë përfundimisht nga kjo marrëveshje.
Mediat angleze raportojnë se tashmë ata kanë kthyer vëmendjen e tyre nga një klub akoma edhe më i madh, siç është Milani.
Arabët interesohen për të marrë në pronësinë e tyre Milanin, ku si qëllim do të kishin padyshim ngjitjen e skuadrës në nivele të larta.
Në rast se kjo do të ndodhte atëherë Milani do të bëhej klubi më i pasur në gjithë botën.
Megjithatë, deri tani nuk ka asgjë zyrtare, psi këto janë vetëm lajme që qarkullojnë dhenë ditët e ardhshme pritet të jemi më të qartë, nëse realisht ka një interesim apo janë thjesht zëra.