Situata ka vijuar të paraqitet e rëndë sa i përket koronavirusit. Raportohet se në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 4 viktima nga Covid-19.Ndërkohë pas testeve të kryera 120 individë kanë rezultuar pozitivë. Ljmi u bë i ditur në një deklaratë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.
Pjesë nga njoftimi:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.
I drejtohemi të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.