Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Skrapar.
Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi teksa kanë dalë për gjueti kanë plagosur një person aksidentalisht.
Burime nga policia bëjnë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet:
K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, E. Ç., 36 vjeç si dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori të Beratit.
Shkak për ndalimin e tyre është bërë fakti se kanë dalë për gjueti të paligjshme dhe teksa kanë shtënë në fshatin Vërzhezhë, Skrapar kanë plagosur në dorë shtetasin J. Ç.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”.