Nuk është gjetur zgjidhje as në godinën e Qeverisë për çështjen e ujit në fshatin Siniçan të Bogovinës. Nuk ka qenë frytdhënës takimi i kreut të Komunës së Bogovinës, Albon Xhemailit me ministrin e Pushtetit Lokal, atë të Punëve të Brendshme, të Bujqësisë dhe Ekologjisë.
"I vetmi kompromis që është arritur është që nesër të takohemi përsëri në ora 12 në ambientet e komunës nga përfaqësues të bashkësive lokale Urviç dhe Siniçan. Mirëpo, ne kemi energji pozitive për ta zgjedhur problemin. Se si do të shkojnë bisedimet më tutje nuk mund të them asnjë gjë hiç, mirëpo do të kisha dashur dhe mirë u bë që nesër të bisedohet me koka më të ftohta dhe të ulen të dy përfaqësuesit e të dy bashkësive lokale të vazhdojnë bisedimet për të zgjedhur problemin me ujë për pije", tha Albon Xhemaili, kryetar i Bogovinës.
Xhemaili kujtoi edhe njëherë se banorët do të vazhdojnë të qëndrojnë në bjeshkë dhe nuk do të largohen derisa do të ketë zgjidhje për ujin e pijshëm.