Sanxhaktari, dhëndri i Qazim Sejdinit, dhe miku i tij qëlluan Florian Lamçen me shishe birre derisa vdiq

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 30.07.2020, 17:40

Raportohet se është zbardhur vrasja e Florian Lamçes mëngjesin e sotëm në Elbasan. Në pranga kanë rënë dy persona, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari dhe shoku i tij Adriano Hajdari. Policia ka njoftuar se sherri ka nisur për motive të dobëta dhe banale, madje ata kanë qenë duke pirë bashkë deri në orët para të mëngjesit. Dyshimet e para janë se viktima është qëlluar me shishe birre, nga e cila ka marrë plagë të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen.

Florian Lamçja është vëllai i Olti Lamçja, i cilia ka ekzekutuar Almir Canin disa vite më parë, pronar i një diskoje në Elbasan. Ndërkohë u publikua edhe fotoja ku Florjan Lamçe po pinte bashkë me autorët.

Njoftimi i plotë i Policisë: Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku humbi jetën shtetasi F. L., 30 vjeç. Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit. Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku shtetasit A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin mkofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë e mundur kapja e autorëve të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpunim njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin F. L. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit