Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhiu më në fund është prononcuar për rastin e fshatit Siniçan. Sipas tij, policia gjendet aty për të evituar konfrontim në mes fshatarëve të Siniçanit dhe atyre të Urviçit.
" Policia është aty për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike. Për të shmangur çdo kërcënim që mund të ketë pasoja në jetën e qytetarëve. Në terren kemi dy grupe qytetarësh të cilët po protestojnë që kanë interesa të kundërta dhe policia është aty për të shmangur këtë konflikt. Policia do të jetë aty derisa kemi kërcënime për jetën edhe të një qytetari", tha Nuhiu.
Ministri Nuhiu kërkon zgjidhje institucionale të rastit pakeqpërdorime partiake.
Ndryshe, punimet për ujin e pijshëm për banorët e fshatit Siniçan mbeten të bllokuara.