Shumë figura publike në vend e kanë quajtur kryeministrin Edi Rama një antishqiptar, i cili në situata të ndryshme nuk vendos Shqipërinë si çështje parësore.
Një pjesë të kësaj antishqiptarie, KM e ka treguar edhe sot.
Përmes një komenti në Facebook, ai ka fyer rëndë, simbolin e flamurit tonë kombëtar, shqiponjën, duke e quajtur atë një shëmtirë.
Fjala ka rënë për simbolin e shqiponjës që ishte pak kohë më parë në rrethrrotullimin e “Doganës”, ku qeveria e Rilindjes e prishi për të ndërtuar “Unazën e Re”, projekti i së cilës u pasua me një skandal prej miliona eurosh.
Në një video ku ka treguar punimet në këtë rrugë, një qytetare e ka pyetur Ramën për shqiponjën.
Paturpësish, ai i është përgjigjur:
