Sot është vendosur masa e sigurisë ndaj 47-vjeçarit Saimir Rrapallari, i akuzuar se hodhi ish-bashkëshorten nga kati i dytë i banesës. Ngjarja e rëndë ndodhi para dy ditësh në Patos, ku ai ka hyrë me forcë në shtëpinë e ish-bashkëshortes E.Sulejmani duke e dhunuar dhe më pas e ka hedhur nga banesa. Mësohet se E.Sulejmani ishte ndarë një vit më parë, ndërsa tani ka marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykata e Fierit. Ajo është shtruar në spitalin e Fierit dhe po merr kujdsin e nevojshëm mjekësor.
Ndaj 47-vjeçarit u caktua masa e sigurisë "arrest në burg", por ai ka thënë se akuzat janë shpifje nga ish-bashkëshortja e tij. Ai ka deklaruar se kishte vajtur në banesë për të marrë vajzën e tij dhe se kishte nënën sëmurë dhe ka shtuar se Sulejmani është hedhur vetë, ndërsa vajza është ndikuar nga e ëma.
