Uljan Kolgjegja më shumë se i apasionuar me punën e tij si taksist duket se shpirti nuk i ndahet as nga tatuazhet. Ai ka me dhjetra vizatime të tilla në trupin e tij ku më të veçantët janë portreti i Marina Vjollcës dhe ai i Sali Berishës.
Uljani nuk ka reshtur së pikturuari veten ku së fundmi vjen sërish me një portret në trupin e tij. Pas shpatulave, në një hapsirë goxha të konsiderueshme të kurrizit, Uljani ka bërë tatuazh sërish portretin e Sali Berishës.
Një realizim i kuruar në detaje nga Olsi Tatto, taksisti ka një dedikim për figurën e politikanit të njohur. Kujtojmë se pak ditë më parë Uljani tentoi vetëflijimin përpara godinës së kryeministrisë për shkak se i kishin hequr patentën gjatë pandemisë.