Juventusi është shpallur zyrtarisht kampion i Italisë për herën e 36 në histori dhe nëntin vit radhazi.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri mundi me rezultatin 2-0 Sampdorian mbrëmjen e sotme duke e çuar diferencën nga Interi i vendit të dytë në 7 pikë dhe me dy ndeshje të mbetura, bardhezinjtë sigurojnë matematikisht titullin.
Festa pas ndeshjes ka qenë e madhe dhe lojtarët kanë festuar si të çmendur në dhomat e zhveshjes. Kaplasur shkuma mes lojtareve dhe Sarri që ngre i pari shishen e shampanjës.
Kjo shihet qartë në një videot e postuara në rrjetet sociale. Natyrisht një festë legjitime...