Pas shumë ditëve qetësi, është rikthyer sërish paniku në Bundesligë.
Mbrojtësi i krahut të djathtë i Wolfsburg, Kevin Mbabu, është testuar pozitiv me COVID-198.
Lajmi është njoftuar në faqen zyrtare të skuadrës gjermane.
Mbabu ka rezultuar pozitiv të mërkurën. I gjithë ekipi gjerman është testuar gjithashtu, por raste tjera nuk janë regjistruar.
Klubi ka filluar sërish stërvitjet, ndërsa Mbabu nuk është përfshirë.
Futbollistu gjerman ka shkuar në vetë izolim. Kujtojmë se Bundesliga ka përfunduar sezonin 2019/2020, ndërsa Wolfsburg mbetet i angazhuar në Ligën e Evropës, ku në gusht ndeshet me Shakhtarin.