Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dëshirë ta braktisë futbollin. Jo tani, në moshën 38-vjeçare, i cili në 3 tetor do të bëhet 39 vjeç. Ai e njofton atë në stilin e tij, me një video të postuar në Instagram, me imazhet e klubeve që ka luajtur gjatë karrierës, dhe zërin e tij në sfond.
Çdo fjali, një mesazh i fortë, deri në fjalën e fundit:
Mendoni se kam mbaruar? Unë jam Zlatan Ibrahimovic dhe thjesht po nxehem!
Teksti i plotë i mesazhit të tij video:
Pra ju mendoni se kam mbaruar. Se karriera ime do të përfundojë së shpejti. Ju nuk më njihni mua. Unë duhej të luftoja gjithë jetën time. Askush nuk besonte tek unë, kështu që unë duhej të besoja në veten time. Disa njerëz donin të më prisnin, por ata vetëm më bënë më të fortë. Të tjerët donin të përfitonin nga unë, por ata vetëm më bënë më të zgjuar. Dhe tani mendoni se kam mbaruar? Për të gjithë ju kam vetëm një gjë për t'ju thënë: Unë nuk jam si ju, sepse unë nuk jam ju. Unë jam Zlatan Ibrahimovic dhe thjesht po nxehem!