Një aksident ka ndodhur pak më parë te kryqëzimi i Shënkollit.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas një dëshmitari, i cili ka shkruar për redaksinë e JOQ ALBANIA, si pasojë e aksidentit ka të plagosur.
Ata janë marrë me urgjencë nga ambulanca dhe janë nisur drejt spitalit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.