Një peticion, u publikua ditën e premte, i cili kërkon që Apple Maps të vendosë kufijtë ndërkombëtarë mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të shënojë emrin e Kosovës në hartë.
Peticioni është mbështetur nga shumë shqiptarë me ndikim të madh dhe ka marrë mbështetjen e të gjithëve. Përmes peticionit kërkohet hapur që vijëzimi i Kosovës me Serbinë të jetë i dukshëm, pasi në këto mmente duket sikur shteti vëlla i Shqipërisë është pjesë e Serbisë.
Peticioni me emër “Vendoseni Kosovën në Apple Maps” ka fituar afër 50.000 nënshkrime një ditë pas postimit të tij në internet.
Mirëpo, mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer serbëve. Ata kanë krijuar një peticion tjetër, i cili kërkon mosvendosjen e Kosovës, në Apple Maps.
Ata kanë krijuar një peticion me emrin “ Don't put Kosovo* on Apple Maps”, i cili deri më tani ka marrë mbi 35 mijë firma.
Megjithatë, peticioni mbi Kosovën, ka marrë më tepër mbështetje.
