Ështe publikuar videoja e ekzekutimit të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani ditën e djeshme në Elbasan.
Nga pamjet duket një autor me kapuç që del nga një makinë i armatosur dhe e ndjek pas viktimën.
Kanë mjaftuar vetëm 30 sekonda që autori të kryente krimin gjakftohtë.

Ramazani u ekzekutua ditën e djeshme pranë banesës së tij në Elbasan teksa po parkonte makinën.
Ndërkohë që policia ka bërë të ditur se ai nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi pak vite më parë ishte arrestuar për trrafikim të lëndëve narkotike të llojit kokainë.
Gjithashtu në vitin 2012 Emiljano Ramazani u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë, me të cilët bashkëpunonte në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
2017 ka qenë viti i fundit që ai u arrestua po për të njëjtën vepër penale.