Dy aktorë të njohur humori ndërruan jetë ditën e sotme. Pas lajmit të hidhur të vdekjes së Fuat Boçit mësohet se ka ndërruar jetë humoristi shkodran Anton Krosaj.
Krosaj është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare ndërsa ka qënë pjesë e Teatrit Migjeni. Shkak i vdekjes është bërë një sëmundje e rëndë prej të cilës aktori shkodran vuante prej kohësh.
Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër, Shqipëri. Ai nisi profesionin e aktorit me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër.
Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë rrole ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003.
Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi.
