Dileta Leota dhe Zlatan Ibrahimovic janë argëtuar shumë duke xhiruar një reklamë së bashku. Reklama mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale, derisa prezantuesja e njohur e postoi edhe në “Tik Tok”.
Mesa duket ky rrjet social që është populluar jashtëzakonisht shumë kohët e fundit, ka “infektuar” edhe dy personazhet e famshëm.
Shpeshherë përdorues të ndryshëm të "Tik Tok" sfidojnë njëri-tjetrin më kërcime të ndryshme.
Të njëjtën gjë bën edhe Dileta në video duke kërcyer, ndërsa Ibra aprovon në mënyrën e tij unike!
Pak ditë më parë një tjetër video e dyshes u publikua në rrjetet sociale ku sulmuesi suedez i shfaqej duke i dhënë leksione se si të ushtrohej prezantueses seksi.