Përplasja mes djemve të oligarkëve në ish-Bllok, njëri prej tyre u plagos, tjetri u shpall në kërkim

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.07.2020, 11:12

Raportuam se para disa ditësh në zonën e ish-Bllokut pati të shtëna me armë. Nga vijimësia e hetimeve rezultoi se mbeti i plagosur Gazmir Bushaj, bodigardi i F. H dhe Rois Babasi, djali i ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasi.

Kjo ka bërë që të identifikohet dhe të shpallet në kërkim personi që ka qëlluar me pistoletë. Nuk ka asnjë dyshim se personi, që ka hapur zjarr me një pistoletë tip “Bereta” duke qëlluar Gazmir Bushaj, është Even Babasi, djali tjetër i ish-deputetit të PD.

Ai është në kërkim ndërsa akuzohet për “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Plagosjes së rëndë me dashje”.

Ngjarja:

Nga pamjet e filmuara në kamerat e sigurisë rezulton se rreth orës 00:30 të datës 16 korrik 2020, Even Babasi, qëlloi me armë zjari në drejtim të bodigardit të djalit të biznesmenit të njohur F. H, duke e lënë të plagosur në këmbë.

Shkak është bërë përpjekja e dytë e Bushaj, për të goditur me thikë, vëllain e Evenit, Rois Babasin, i cili momentalisht ndodhet i shtruar në një spital privat jashtë rrezikut për jetën.

Ish-polici Gazmir Bushaj është i proceduar për “Plagosje të lehtë me dashje” në dëm të Rois Babasit.

Sipas raportit të prokurorisë në këtë përplasje të ndodhur në ish-bllok, janë përfshirë djemtë e oligarkëve, si djali i I. H., F. H. dhe bodigardi i tij, Gazmir Bushaj, dy djemtë e deputetit të PS T. D, J. dhe M. D., djemtë e ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasit, Even dhe Rois Babasi, si dhe Ervis Bajraktari dhe Ritvan Toskaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit