Një 42-vjeçar nga Florida po lufton për jetën pasi u infektua me koronavirus nga djali i tij, i cili rezultoi pozitiv pasi injoroi këshillat e prindërve të tij për të qëndruar në shtëpi dhe jo të takonte miqtë.
John Place, aktualisht është në njësinë e kujdesit intensiv në Qendrën Mjekësore Rajonale Ëestside, ku u vendos në një respirator për më shumë se dy javë.

42-vjeçari dhe e gjithë familja rezultuan pozitiv me COVID-19 muajin e kaluar pasi djali i tij 21-vjeçar doli me miqtë në një festë dhe pa e ditur e solli virusin në shtëpi.
Babai ishte i vetmi që kërkoi shtrimin në spital pas katër ditësh ethe dhe kollitje pa u ndalur. Tani ai është në spital prej tre javësh.
Bashkëshortja e tij Michelle Zymet tha se gjithmonë i kishte zbatuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA
