Ish-kreu i Bandës së Vlorës Myrteza (Zani) Caushi është tërhequr papritur nga kërkesa e lirimit me kusht.
Ai mbërriti pak më parë në Gjykatën e Korçës, dhe me fillimin e seancës ka tërhequr kërkesën. Ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi personal të Caushit.
Per dërgimin e të fortit të Vlorës në Gjykatë, janë marrë masa të rrepta sigurie. Seanca ende nuk ka mbaruar.
Kujtojmë se Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa kërkesa e tij për lirim nga burgu ka ardhur me kusht që të punësohet.
