Mbetet ende mister vdekja e 16-vjeçares shqiptare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.07.2020, 23:15

Vdjekja në mënyrë misterioze e 16-vjeçares shqiptare në Trikala, ende nuk ka një zgjidhje.

Dosja e çëshjes është formuar nga departamenti i policisë në Trikala dhe nuk ka mbaruar ende pasi janë në pritje të përfundimit të ekzaminimit mjekoligjor dhe hetimit që do të zhvillohet në Larisa për të mësuar shkaqet e vdekjes.

Familjarët e 16-vjeçares, kur mësuan lajmin, kanë kërkuar që autoritetet të hetojnë rastin, ndërsa kanë theksuar se vajza e tyre nuk ka kryer vetëvrasje por është vrarë.

Një nga pyetjet e bëra nga prindërit është se pse ende nuk është gjetur ndonjë gjurmë gishtash në skelat e kishës së Profetit Elia, me qëllim që të përcaktohet nëse vajza është ngjitur vetëm apo me dikë tjetër.

Mësohet sese 16-vjeçarja kishte shkuar disa herë në polici në Trikala, duke u bërë atyre disa ankesa, ndoshta pas disa problemeve ose fobive që mund të ketë pasur ajo gjatë kësaj periudhe.

Prindërit kanë kërkuar që hetuesit që merren me hetimin e çështjes duhet të hapin librin e ngjarjeve dhe të shohin se çfarë ndodhi me vajzën gjatë një viti.

Gazeta “Protothema.gr” zbulon se disa orë para vdekjes, rreth orës dy të mëngjesit, 16-vjeçarja kishte qenë afër shtëpisë së saj me kushëririn dhe shkëmbente mesazhe nga celulari saj me dikë.

Ata të dy u larguan nga zona e tyre në drejtim të Sheshit Trikala rreth orës tre të mëngjesit.

Sipas informacioneve, ata u takuan me oficerin e policisë 27-vjeçar dhe më pas kushëriri i Marias u largua duke u kthyer në shtëpi, ndërsa pas disa orësh, 16-vjeçarja u gjet e vdekur.

Kushëriri i 16-vjeçares tha për Mega:

“Isha në shtëpinë time kur ajo më thot që të shkojmë tek sheshi kryesor së bashku për një shëtitje. E pyeta se çfarë do të bënte tjetër atje dhe ajo më tha që do të dilte me një të njohurin e saj. E pyeta se kush është dhe ajo më tha që ende nuk e njoh atë dhe se ai është nga Athina. Personi nga Athina e thirri dhe i tha “Unë jam këtu, ku je ti?”, Maria i tha “Tani po vij”. Kur ai erdhi, unë nuk e pashë fare, ndërkohë që Maria më tha të largohesha. Unë u largova dhe nuk e di se çfarë ndodhi më pas. Me sa di unë, ajo e ka parë atë për herë të parë një ditë më parë.

Nga dëshmia e policit 27-vjeçar nuk u zbulua asnjë provë para hetuesve me të cilin shqiptarja 16-vjeçare dyshohet se u takua para vdekjes së saj. Ai pretendoi se e kishte mësuar mediat të ngjarjen tragjike, duke shtuar se nuk dinte se çfarë kishte ndodhur, pasi kur u ndanë me njeri-tjetrin 16-vjeçarja nuk tregoi asnjë shenjë shqetësimi.

Prindërit e Marias 16-vjecare kërkojnë të hapen kamerat në zonë, me qëllim për të parë personin apo personat që mund të kenë qënë me Marian tek Kisha.

Autopsia e kryer dje nga ekipi mjeko-ligjor i Larissa konfirmoi se plagët që ajo kishte marrë ishin shkaktuar nga rënia.

Avokati i familjes së 16-vjeçares, Dimitris Samartzis në një prononcim për "Protothema.gr" u shpreh:

Familja, duke respektuar të gjithë, nuk dëshiron të stigmatizojë asnjë person dhe vë në dispozicion të autoriteteve thjesht të dhënat dhe provat në posedim të tyre dhe nxit që ato të ekzaminohen plotësisht, pa vonesë dhe me hapat e duhur të siguruar nga teknologjia moderne, në mënyrë që të hetojnë çështjen në thellësi dhe për të zbuluar të vërtetën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit