Efektet e krizës ekonomike të pandemisë po ndjehen në mbarë botën.
Sipas studimeve dhe parshikimeve të bazuara në përllogaritje statistikore, edhe Shqipëria do të preket nga kriza, kryesisht nga mungesa e turistëve.
Parashikohet që turizmi shqiptar të humbë 3.5 milion turistë dhe mbi 1.1 miliard euro.

Shifrat mundësohen nga llogaritjet e Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit.
Turizmi është një pjesë e konsiderueshme e ekonomisë shqiptare dhe zë 21.2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe sektori i turizmit është parë si një nga pikat më shpresëdhënëse për daljen nga kriza.

Një nga faktorët që çon në pengesa për turistët e huaj është edhe ndërmarrja e masave kufizuese, që po aplikohen nga shumë shtete, si pasojë e frikës së valës së dytë të koronavirusit.
Megjithatë, studimet thonë se ndikimi kryesor sa i përket këtij sektori, do të shihet në muajin gusht.