Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me çështjen e Adjola Lakrës, vajza e cila dyshohet se u përdor si karrem për nxjerrjen në pritë të
Hekuran Billës, i cili u vra mbrëmjen e 11 qerhorit në Tiranë
Mësohet se Lakra ka zhdukur provat, ku më kryesorja ishte telefoni i saj, me të cilin ajo kishte komunikuar prej një viti me viktimën.

Ajo u shpreh:
Kam pasur në përdorim atë ditë një celular të markës ‘iPhone X10’ me ngjyrë gold. Në atë telefon kam pasur të regjistruar dy numra, njërin në Whatsapp dhe tjetrin për të kryer thirrje. Me Hekuran Billën komunikimet i kryeja në rrjetin Ëhatsapp, por nuk më kujtohet numri.
Megjithatë ajo është shprehur e paqartë në deklaratat e saj, pasi herën e dytë ka ndryshuar versionin, duke thënë se telefonin e kishte thyer nga pikëllimi pasi mori vesh lajmin e vrsjes së të dashurit të saj.
Gjithashtu shtoi:
Unë ndodhesha në një qendër tregtare bashkë me shoqen time Stela, mbiemrin e së cilës nuk e di, kur Lani më mori në telefon dhe më kërkoi të takoheshim. I thashë po. U ktheva në shtëpi rreth orës 20:30 të mbrëmjes. Hekurani më telefonoi përsëri dhe më tha se do vinte të më merrte të Komuna e Parisit. Mora taksi dhe u nisa. Kur mbërrita te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, i shkrova Hekuranit, por ai nuk më ktheu përgjigje.
Pa arritur te qendra Kristal, pashë shumë makina policie të cilat lëviznin me shpejtësi dhe pashë lajmet se ishte vrarë një person. Në telefon kam parë automjetin e Lanit dhe aty mësova se ai ishte vrarë. Jam kthyer sërish me të njëjtën taksi dhe kam shkuar ne shtëpinë time. Telefonin me të cilin komunikoja me Lanin e kam thyer copë-copë nga dëshpërimi.

Megjithatë hetuesit dyshojnë se nisur nga dëshmitë e saj ajo po tenton të fshehë provat.
Gjithashtu ka dyshime se ajo lejoi Sebastjan Malin,i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Billës, t’i dërgonte ftesë nga Instagrami i saj.
Ajo mohoi se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën.

Pista kryesore e hetimit është përqëndruar tek motivet e gjakmarrjes, pasi viktima kishte vrarë në Angli Prelë Markun, vëllai i Viktor Markut, i cili ka rënë në prangat e policisë.