Në Maqedoninë e Veriut ka disa data që shënojnë mbrojtjen e kauzës kombëtare. Njëra ndër to është edhe 9 korriku i vitit 1997, shkruan JOQ.
Dita kur duke mbrojtur flamurin shqiptarë në Maqedoni humbën jetë: Nazmi Saliu, Shpend Iseini dhe Milaim Dauti, ndërkaq sanksione drakonike u shqiptuan për kryekomunarin e atëhershëm të Gostivarit, prof.dr. Rufi Osmanin-13.8 vjet burg dhe kryesuesin e këshillit, Refik Dauti- 7 vjet burg.
Kryetari i sotëm i Komunës së Gostivarit ka kujtuar këtë datë nëpërmes facebook-ut:
9 Korriku i vitit 1997, ishte një nga një nga ngjarjet më domethënëse në mbrojte të kauzës kombëtare që tronditi botën shqiptare dhe që ndryshoi njëherë e përgjithmonë sjelljen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshimi titanik u desh të merrte jetët e tre dëshmorëve të flamurit Nazmi Saliut, dr. Shpend Iseinit dhe Milaim Dautit. Tre jetë të cilat janë shkruar përjetësisht në historinë e të gjithë popullit shqiptar. Ndërkaq, Gjykata Themelore e Gostivarit, e ndikuar nga politika ditore, u shqiptoi dënime drakonike krerëve komunalë të asaj kohe: kryetari Rufi Osmani u dënua me 13,8 vite burg dhe kryesuesi i këshillit Refik Dauti, me 7 vite burg.
Meritat për valëvitjen zyrtare të flamurit kombëtar shqiptar para Komunës së Gostivarit sot si edhe në vitin 1997 u takojnë dëshmorëve të flamurit të cilëve ju jemi mirënjohës që na dhanë të drejtën historike që të shpalosim flamurin e atyre që na lindën dhe që na dhanë jetë e emër. Qoftë i nderuar emri i tyre ndër shekuj!
Le te jetë kujtesa historike dhe institucionale e përjetshme për dëshmorët e flamurit! Është detyrë e çdo insitucioni të mbrojë kujtimin e tyre dhe t’a përçojë veprën e tyre si një akt lirie dhe dëshire për jetë!
Dëshmorët e Kombit Nuk Vdesin kurrë derisa ai Komb është gjallë, dhe shqiptarët nuk do vdesin kurrë!