Populli serb ka kundërshtuar me forcë planin e presidentit Vuçiç për ta rikthyer vendin edhe njëherë në izolim, si shkak i rritjes së rasteve të reja me koronavirus.
Beogradi është përfshirë nga tazira dhe përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave policore.
Siç edhe ishte raportuar, presidenti i vendit kishte planifikuar të rikthente masat kufizuese këtë javë, por kjo nuk u prit mirë nga populli, i cili mbushi rrugët e Beogradit dhe gjatë marshimit para parlamentit kërkuan që ai të jepte dorëheqjen.
Që nga e marta vendi është përfshirë nga protestat, pasuar nga ditët në vijim dhe përplasjet e dhunshme nuk kanë munguar, çka e ka detyruar policinë të përdorë edhe gaz lotsjellës për zmbrapsjen e turmës.
Ndërkohë presidenti Vuçiç deklaroi ditën e djeshme se mund të ashpërsohen masat.