Një vinç 20 metra i lartë është rrëzuar mbi taracën e një shtëpie në Londër, duke shkaktuar bllokimin e njerëzve brenda saj.
Punëtorët e urgjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po përpiqen të shpëtojnë viktimat.
Pamjet tronditëse janë ndarë në mediat sociale, duke treguar shkatërrimin e shkaktuar nga një pjesë e madhe e pajisjeve që u përplasën përmes paneleve, ku u dëmtuan edhe disa makina të parkuara.
Një kalimtar tha se një burrë ishte bllokuar poshtë vinçit, por që nga ajo kohë është liruar dhe po trajtohet nga shërbimet e urgjencës.
Ne kemi dërguar një numër të burimeve të specializuara, përfshirë ekuipazhe të ambulancës dhe ekipet tona të reagimit të zonave të rrezikshme (HART), tha një nga punonjësit e urgjencës.
Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania