Ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, një zyrtar në kabinetin e ministrit për Punë të Brendshme, Agim Veliu.
MPB-ja në njoftimin e saj tregon se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.
“Gjithashtu ju njoftojmë se zyrtarët e MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë janë vet izoluar, si dhe dezinfektimi i objektit qendrorë të MPB-së është duke u bërë në baza ditore”.
Kjo ministri iu bënë thirrje zyrtarëve të MPB-së, të dikastereve tjera qeveritare dhe jo-qeveritare, si dhe tërë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat dhe të mbajnë distancën në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik.