Mbrëmjen e djeshme Beogradi u përfshi nga protestat, pas vendimit të marrë nga ana e presidentit Aleksandër Vuçiç, në lidhje me masat e reja kufizuese ndaj Koronavirusit, ku vendi ka patur një rritje të të infektuarve.
Protestuesit gjithashtu u shprehën të pakënaqur edhe me ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Vuk Jeremiç.
Ai u pa të kalonte pergjatë Kuvendit të Serbisë, ndërkohë që protestuesit e goditën me shpulla në qafë, dhe e quajtën 'tradhtar', duke i kujtuar se ka shitur Kosovën.