Ngjarja horror/ Hapi derën me çekan, kush është 21-vjeçari nga Tropoja që theri burrin e hallës dhe kushëririn

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 08.07.2020, 11:51

Gjykata do të vendosë sot për të dyshuarin Vilson Imeraj për vrasjen e rëndë në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, i cili theri me thikë tre anëtarëe të familjes Mulaj. Ai akuzohet për veprën penale "Vrasje" dhe "Vrasje e mbetur në tentativë".

Gazeta Express shkruan:

Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Bardhaniq të Gjakovës mëngjesin e së martës, ka një të dyshuar.

Vilson Imeraj nga Tropoja dyshohet se ka therur me thikë tre anëtarë të familjes Mulaj.

Ndue Mulaj mbeti i vdekur në vend, ndërkaq bashkëshortja dhe djali i tij mbetën të plagosur.

Ndaj të dyshuarit, Vilson Imeraj, sot pritet të caktohet masa e paraburgimit.

Këtë për Express e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ali Uka.

Ai tha se gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit. “Po, dje kam kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin. Sot do të mbahet seanca”, ka thënë Uka. Ndaj Imerajt rëndojnë dy veprapenale, ajo e vrasjes dhe e tentim vrasjes.

Si ndodhi e tërë ngjarja në fshatin Bardhaniq të Gjakovës

Një tragjedi ka ndodhur mesnatën e së martës në familjen Mulaj në fshatin Bardhaniq të komunës së Gjakovës. Një person po dyshohet se ka therur me thikë tre anëtarë të kësaj familjeje. I zoti i shtëpisë ka vdekur si pasojë e plagëve, e djali i tij po lufton për jetë në QKUK. E plagosur ka mbetur edhe gruaja e viktimës. E për krejt këtë krim, i dyshuar kryesor është nipi i zonjës së shtëpisë.

Gazeta Express të martën ka qëndruar në fshatin Bardhaniq, nga ku ju sjell detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Gjakovën. Gjurmë gjaku vërehen kudo në katin e dytë të shtëpisë së familjes Mulaj në fshatin Bardhaniq të Gjakovës. Mëngjesin e së martës, tre anëtarë të kësaj familjeje u sulmuan me thikë nga mysafiri që po mbanin në shtëpi. Krejt tragjedinë në familjen Mulaj, e kishte parë edhe djali 7-vjeçar i kësaj familjeje, të cilin nëna e tij e kishte fshehur nën shtrat, për ta shpëtuar.

Kishte ardhur nga Shqipëria në Kosovë rreth tri ditë më parë. E në konak të hallës, Vilson Imeraj, po dyshohet se theri me thikë hallën, burrin e djalin e saj. Krejt këtë krim, i dyshuari rreth 21 vjeç, dyshohet se e kreu rreth orës 03:00 të mëngjesit të së martës. Me një çekan theu derën e dhomës së çiftit, ku hyri dhe i theri me thikë hallën dhe burrin e saj. Të zotin e shtëpisë e la të vdekur në korridor të shtëpisë. E më pas hyri në dhomën e 23-vjeçarit të cilin e theri me thikë.

23-vjeçari Mark Mulaj, i cili momentalisht po trajtohet në QKUK, kishte tentuar të ikte, por nuk ia kishte dalë. Vëllai i viktimës, Kristë Mulaj, tha se për krejt këtë ngjarje u njoftua nga djali i vëllait, Marku, i cili është i plagosur. “Më ka lajmëru Marku në orën 3 të mëngjesit. Kur kam ardhë Markun e kam gjetë të plagosun e Ndoun të vdekur. Ai që e ka bërë këtë ka qenë mysafir, është nipi i gruas së Ndout. E kanë mbajtë si djalin e vet, ka qenë edhe përpara. Është me origjinë nga Tropoja”, tha per Express vëllai i viktimës. “Këta kanë qenë në gjumë, u ka hy në dhomë dhe i ka therë me thikë. Raportet i kanë pasur të mira, mos me i pasë nuk e kish mbajtë në shtëpi, aty ku i ka mbajtur edhe fëmijët e vet”, ka thënë vëllai i viktimës.

E pas krejt këtij krimi, i dyshuari V.I. kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Nga aty kishte shkuar në Deçan dhe ishte futur në një shtëpi. Pronari i shtëpisë ku kishte shkuar i dyshuari ka lajmëruar policinë, të cilët kanë shkuar dhe e kanë arrestuar të dyshuarin. Prokurori i rastit, Ali Uka, ka thënë për Gazetën Express se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje tragjike. “Bashkë me njësitin e hetimeve rajonale kemi shkuar në vendin e ngjarjes. Aty e kemi kuptuar se viktimë e rastit është̈ N.M. 60-vjeçar. Lëndime trupore ka pësuar edhe bashkëshortja D.M. 46 vjeç dhe djali M.M. i moshës 23-vjeçare. Deri më tani nuk dihen motivet e këtij rasti”, ka thënë Uka.

Uka deklaroi se i dyshuar është Vilson Imeraj, i moshës rreth 21-vjeçare, nga Shqipëria. “I dyshuar për këtë rast është Vilson Imeraj rreth 21-vjeçar nga Republika e Shqipërisë. Në vendngjarje ka qenë edhe mjekësia ligjore, trupin e pajetë të viktimës e kanë dërguar në IML në Prishtinë”, ka thënë Uka.

Uka tha se i dyshuari i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte shkuar në Deçan, është intervistuar dhe e ka pranuar veprën. “I dyshuari fillimisht ka ikur dhe ka shkuar në një fshat të Deçanit, ka hyrë në një shtëpi. Pronari i asaj shtëpie e kanë lajmëruar policinë, më kanë lajmëruar mua për vendndodhjen e tij. Atë e ka sjellë policia e Deçanit. Është intervistuar, faktikisht e ka pranuar veprën, por ka thënë se ka pasur presion nga viktima, e ka pranuar veprën në pika të shkurta”, tha Uka.

Lajmin për Express mëngjesin e së martës e ka konfirmuar edhe drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore”, deklaroi Graishta.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit