Një shtetas i Shqipërisë dje në Bardhaniq të Gjakovës ka vrarë një person dhe ka plagosur rëndë dy persona tjerë. Kryerësi i veprës dyshohet se ka probleme mendore. Ai ka vrarë bashkëshortin e kushërirës së vet, ndërsa ka plagosur edhe kushërirën dhe djalin e saj.
Vëllai i viktimës, Krist Mula në Facebook ka sqaruar se i dyshuari kishte qëndruar disa ditë në shtëpinë e viktimës dhe sipas tij, pabesisht i ka hyrë në dhomë vëllait të tij.
Postimi i tij në fb:
Miq shok , pas nje tragjedie qe patem dje me daten 7 korrik ne shtepin tone , ku si pasoj e plagve te marra vdiq Vellau i jon Nov, ne moshen 60 vjeqare nga nje i pabes ku ishte duke fjetur ne shtepin e vllaut si nip i mikut te vllaut nga Luzha E Tropojes Agresori kishte qendruar disa her ne shtepin e vllaut ku ishte pritur si mik i familjes ton pasi ishte Nip i mikut te vllaut pa besisht ju hyri ne dhom ne oren 3 te mengjesit vllaut i mori jeten e kusherires i shkaktoi disa plag , ne te degjuar djali vllaut Marku nje bertim qe po ndodh kishte dal nga dhoma ne koridor dhe me njeher ishte godit me thik ku edhe esht ne gjendje te rend Agresori me sa duket kishte qellimin e shfarosjes se familjes , Per kohen e vorimit do ju njoftojme me kohe.