Po luhet në këto momente ndeshja vendimtare e këtij sezoni në kampionatin shqiptar, mes Tiranës dhe Kukësit, me dy ekipet që luftojnë për titullin kampion.
Pikërisht edhe për shkak të rëndësisë që ka ndeshja, shumë tifozë kryeqytetas kanë dashur ta ndjekin nga stadiumi.
Ata kanë dashur të futen brenda me forcë, ndonëse prania e tyre nuk lejohet për shkak të masave të marra nga qeveria për përhapjen e koronavirusit.
Policia ka ndërhyrë menjëherë për t'i ndaluar, duke i larguar ata nga kishin ardhur dhe duke mos ua lejuar praninë në stadium.